Një botë ekskluzive plot elegancë
Përvojë e përkryer jeteseJoy Residences ndërthur arkitekturën elegante, komoditetin dhe privatësinë e një komuniteti rezidencial të projektuar me kujdes. Vëmendja ndaj detajeve, shërbimet e përbashkëta dhe mirëmbajtja e dedikuar krijojnë një mjedis të veçantë për të jetuar.
Komunitet i menduar për ju
Komuniteti përbëhet nga vila dhe apartamente, me një larmi shërbimesh që u përgjigjen të gjitha nevojave të përditshme të një familjeje. Pedonalja përgjatë përroit, zonat e gjelbra rekreative dhe Clubhouse ju kujtojnë çdo ditë se çfarë do të thotë të jetosh.
Më shumë se një shtëpi
Shëtisni buzë përroit, kaloni pasditen pranë pishinës ose takoni familjen dhe miqtë për një kafe apo një darkë në Clubhouse. Nga këndet e lojërave për fëmijë te palestra dhe hapësirat sportive, Joy Residences sjell pranë shtëpisë gjithçka që e bën një ditë të plotë.
Vila dhe apartamente
Për familje të çdo madhësieShtatë tipologji vilash dhe plane të ndryshme apartamentesh, të menduara për çdo madhësi familjeje dhe çdo nevojë banimi. Hapësira e një vile ose komoditeti i një apartamenti, brenda një komuniteti të përzgjedhur.
Gurët tanë të çmuar
Vila Amethyst
Vila ofron gjithçka që i nevojitet një familjeje nëpërmjet një sipërfaqeje të përmbledhur. Në katin përdhe janë dhoma e ndenjjes, kuzhina, një tualet dhe veranda, në katin e sipërm tri dhoma gjumi, ndërsa kati nëntokë lë hapësirë për një dhomë tjetër gjumi, një ambient ndenjjeje, lavanderi dhe ambient teknik.
- Sip. Ndërtimi
- 285 m²
- Sip. Parcele
- 410 m²
Vila Amethyst · Pamja ballore
Vila Onyx
Vila dallohet nga kati nëntokë, pjesërisht i zbuluar dhe me dritë të plotë natyrale, nga kuzhina në një ambient më vete dhe nga garderoba e shtuar në dhomën kryesore të gjumit. Ofron tri dhoma gjumi në katin e sipërm, një dhomë ndenjjeje të bollshme dhe, në katin nëntokë, një ambient shtesë për dhomë gjumi me dhomë ndenjjeje.
- Sip. Ndërtimi
- 345 m²
- Sip. Parcele
- 482 m²
Vila Pearl
Vila disponon një ambient shtesë pranë dhomës së ndenjjes dhe kuzhinës, për dhomë gjumi ose studio. Në katin e sipërm ndodhen tri dhoma gjumi, ku në dhomën kryesore përfshihen garderobë dhe tualet. Përveç ambienteve teknike, kati nëntokë ofron një sipërfaqe që mund të ndahet në dhomë gjumi dhe dhomë ndenjjeje shtesë, ose të përdoret si palestër.
- Sip. Ndërtimi
- 366 m²
- Sip. Parcele
- 480 m²
Vila Rubin
Vila disponon garazh në katin nëntokë dhe një dhomë gjumi ose studio në katin përdhe, pranë ambienteve të ndenjjes dhe gatimit. Në katin e sipërm janë tri dhoma gjumi dhe një garderobë, ndërsa kati nëntokë ka edhe një dhomë tjetër gjumi bashkë me hapësirat ndihmëse.
- Sip. Ndërtimi
- 400 m²
- Sip. Parcele
- 585 m²
Vila Emerald
Vila ka një ashensor që lidh të gjitha katet. Në katin e sipërm ndodhen tri dhoma gjumi, ku në secilën përfshihen garderobë dhe tualet. Kati përdhe ka ambientet e ndenjjes dhe gatimit, si dhe një dhomë për studio ose fjetje, ndërsa në katin nëntokë janë garazhi, palestra, një dhomë tjetër gjumi dhe lavanderia.
- Sip. Ndërtimi
- 453 m²
- Sip. Parcele
- 605 m²
Vila Saphir
Vila karakterizohet nga pozicioni i pishinës, e cila mund të realizohet si infinity. Kati përdhe ka dhomën e ndenjjes, kuzhinën dhe një dhomë për studio ose fjetje, në katin e sipërm janë tri dhoma gjumi, ndërsa kati nëntokë ka garazhin, një dhomë tjetër gjumi, lavanderinë dhe një ambient për palestër dhe spa. Një ashensor lidh të gjitha katet.
- Sip. Ndërtimi
- 503 m²
- Sip. Parcele
- 760 m²
Vila Joyel
Vila është më e madhja e koleksionit, me garazh dhe zyrë në katin përdhe, pranë ambienteve të bollshme të ndenjjes dhe gatimit dhe një dhome gjumi. Në katin e sipërm janë tri dhoma gjumi me garderoba, ndërsa kati nëntokë ka palestër, spa, një kuzhinë shtesë, një dhomë tjetër gjumi, një dhomë për stafin dhe lavanderi. Një ashensor lidh të gjitha katet.
- Sip. Ndërtimi
- 808 m²
- Sip. Parcele
- 1.175 m²
“Vilë apo apartament, standardi është i njëjtë. Përjetoni të njëjtën ndjesi në të dyja.”
Ndjesia e një vile.
Jetesë e përkryer.
Joy Residences ofron apartamente të projektuara për të përcjellë atmosferën e një vile. Çdo godinë përmban 9 deri në 16 apartamente, me parkim nëntokësor, korridore të bollshme dhe ashensorë që u shërbejnë një numri të kufizuar banesash.
- 1+11+1
- 87.81 m²
- 2+12+1
- 95.51 – 139.92 m²
- 3+13+1
- 159.43 – 177.15 m²
E qëndrueshme përtej kohës
Joy Residences karakterizohet nga arkitektura neoklasike, e përzgjedhur për bukurinë dhe elegancën e saj. Besojmë se, ndërsa tendencat e kohës kalojnë, një arkitekturë e tillë mbetet aktuale, duke u dhënë rezidencave një vlerë të shtuar ndër vite.
Gjithçka për një përditshmëri më të plotë
Komoditet pranë shtëpisëRezidenca përfshin shërbime për nevojat e përditshme dhe kohën e lirë, pa qenë nevoja të largoheni nga komuniteti. Supermarketi, farmacia, bari dhe restoranti plotësohen nga hapësira për sport, mirëqenie dhe qëndrim në natyrë.
-

Pishina
Për freski dhe çlodhje, me zonë të dedikuar për fëmijët.
-

Pedonalja
Shëtitje përgjatë përroit, mes gjelbërimit.
-

Bari dhe restoranti
Kaloni momente të këndshme me familjen dhe miqtë.
-

Palestra
Pajisje stërvitjeje dhe klasa për pilates dhe joga.
Gjithçka pranë jush
Shërbimet e përditshme
- Supermarket
- Farmaci
- Sallon bukurie dhe spa
- Zyrë administrimi
Koha e lirë dhe argëtimi
- Kënde lojërash për fëmijë
- Zona të gjelbra rekreative
- Pistë vrapimi 500 m
- Fushë sporti
Siguria dhe komoditeti
- Siguri 24 orë
- Parkim për vizitorët
- Karikues EV
- Lavazh makinash
Lidhur me qytetin dhe me qetësinë
Joy Residences — The Villas ndodhet në Lundër, përgjatë Rrugës së Vilave. Ndër pikat e afërta të orientimit janë TEG dhe autostrada Tiranë–Elbasan. Kontaktoni ekipin tonë për udhëzime ose për të organizuar një vizitë.
Joy Group
Themeluar në vitin 1999, me seli në Tiranë, Joy Group ka përvojë në transport, ndërtim civil dhe administrim të pasurive të paluajtshme. Vizioni i saj për zhvillimet rezidenciale mbështetet te cilësia, përkushtimi dhe kujdesi në realizimin e çdo projekti.
Vizitoni faqenDeri në 100% financim
Për vilat dhe apartamentet në Joy Residences ofrohet financim deri në 100%, sipas kushteve përkatëse. Ekipi ynë i shitjeve mund t'ju shpjegojë mundësitë, hapat dhe dokumentet e nevojshme, dhe t'ju ndihmojë të gjeni zgjidhjen që ju përshtatet. Kontaktoni ekipin tonë për më shumë informacion.
Le të gjejmë shtëpinë tuaj të re
Na tregoni cila vilë ose cili apartament ju intereson. Plotësoni formularin dhe ekipi ynë i shitjeve do t'ju kontaktojë.